U raportua se u arrestuan 7 persona në lidhje me vrasje e rreshterit Lika- sot mbahet konferencë për media për detajet e aksionit
Një aksion i gjerë policorë është zhvilluar sot në Kaçanik. Duke nisur nga orët e para të mëngjesit zyrtarët policorë e Njësive të Specializuara kanë filluar aksionin që lidhej me hetimet që po bëhen në rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika. E pas aksionit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ora 11:30 do…

Lajme
Një aksion i gjerë policorë është zhvilluar sot në Kaçanik.
Duke nisur nga orët e para të mëngjesit zyrtarët policorë e Njësive të Specializuara kanë filluar aksionin që lidhej me hetimet që po bëhen në rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.
E pas aksionit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ora 11:30 do të mbahet konferenca për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor.
Në media u raportuar se nga aksioni janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë- në mesin e tyre edhe një 18 vjeçar.
Në njoftim theksohet se kjo konferencë do të mbahet në drejtorin rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj e ku do të deklarohet edhe Kryeprokurori Burim Çerkini, transmeton lajmi.net.
“Sot, më 21.04.2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të mbaj një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj z. Burim Çerkini”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/