U raportua se Martin Berishaj mori votat nga kutia postare në Zagreb për t’i dërguar në Slloveni, reagon KQZ

Në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga posta dhe i ka dërguar në ambasadë. Aty është thënë se në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur…

Lajme

06/02/2025 16:40

Në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga posta dhe i ka dërguar në ambasadë.

Aty është thënë se në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur se ka ndërhyrë në procesin e administrimit të votave të diasporës.

Sipas raportimit, Berishaj ka deklaruar se ka tërhequr personalisht të gjitha zarfet me vota nga posta dhe i ka dorëzuar në ambasadën e Kosovës në Slloveni, ku ai drejton misionin diplomatik.
Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, ka thënë Elezi për lajmi.net.