U raportua se dikush tentoi të vendosë një flamur tek rrethi në Prishtinë, por ishte jelek pune- për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve
Policia e Kosovës intervenoi sot në një rast të ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht tek pjesa e njohur si “rrethi me flamur”. Si fillim u raportua se dikush tentoi të vendosë një flamur, por në fakt ai ishte një jelek pune që u vendos për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve. “Friedrich Ebert Stiftung”…

Lajme
Policia e Kosovës intervenoi sot në një rast të ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht tek pjesa e njohur si “rrethi me flamur”.
Si fillim u raportua se dikush tentoi të vendosë një flamur, por në fakt ai ishte një jelek pune që u vendos për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve.
“Friedrich Ebert Stiftung” përmes një postimi në Facebook tha se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve, të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve.
Në njoftim thuhet se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve në rrugë e shumë të tjerë, transmeton lajmi.net.
“Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune. Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet tutje në shkrim./Lajmi.net/