U raportua për fillimin e hetimeve ndaj tij, ministri Aliu thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me ligjin deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Aliu ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar rreth hetimeve të cilat kanë filluar ndaj tij për rastin e amabalazhuesve.…

Lajme

21/10/2024 19:35

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me ligjin deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Aliu ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar rreth hetimeve të cilat kanë filluar ndaj tij për rastin e amabalazhuesve.

Tutje Aliu u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu. /Lajmi.net/