U raportua i zhdukur, pas një dite u gjetë i varrosur në ara- Policia deklarohet për rastin e Enver Bajraktarit në Lipjan
Një ngjarje tejet e rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në Lipjan. Një person ishte shpallur i zhdukur nga familjaret, e po kërkohej. Por më e rënda ndodhi dje, kur trupi i të njëjtit u gjetë i varrosur në një arë të fshatit Baicë të Lipjanit. Enver Bajraktari po kërkohej nga familjarët e ishte…

Lajme
Një ngjarje tejet e rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në Lipjan.
Një person ishte shpallur i zhdukur nga familjaret, e po kërkohej.
Por më e rënda ndodhi dje, kur trupi i të njëjtit u gjetë i varrosur në një arë të fshatit Baicë të Lipjanit.
Enver Bajraktari po kërkohej nga familjarët e ishte raportuar si i zhdukur një ditë më parë- por u gjetë i vdekur e i varrosur dy metra në thellësi.
Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.
Policia njoftoi se trupi i Bajktarit sipas IML-së është i freskët.
“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”.
Gjithashtu u tha se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.
Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar./Lajmi.net/