U raportua dje për gjuajte me armë në Prishtinë, policia tregon detajet

Dje në orët e mbrëmjes, është raportuar për gjuajtje me armë në Prishtinë. Nga kjo ngjarje, policia ka treguar detajet. “Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar…

Lajme

19/04/2024 08:45

Dje në orët e mbrëmjes, është raportuar për gjuajtje me armë në Prishtinë.

Nga kjo ngjarje, policia ka treguar detajet.

“Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes.” /Lajmi.net/