U qëllua me plumb qorr derisa po punonte në marketin e tij në Stanoc të Vushtrrisë
Një person ishte duke punuar në marketin e tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, derisa u qëllua nga një plumb qorr. Viktima është qëlluar në pjesën e pasme të trupit të tij. Sipas Policisë së Kosovës pas trajtimit mjekësor u lirua, ndërsa rasti është nën hetime. “Stanoc, Vushtrri / 04.08.2024 – 22:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë…
Lajme
Një person ishte duke punuar në marketin e tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, derisa u qëllua nga një plumb qorr.
Viktima është qëlluar në pjesën e pasme të trupit të tij.
Sipas Policisë së Kosovës pas trajtimit mjekësor u lirua, ndërsa rasti është nën hetime.
“Stanoc, Vushtrri / 04.08.2024 – 22:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.