U publikuan video ku disa qytetarë kishin dal në dritare të veturave sa ishin në lëvizje, Policia ua dërgon gjobat në shtëpi
Në media e rrjete sociale janë publikuar disa video, ku disa qytetarë kanë dal në dritare të veturave, derisa ato ishin në lëvizje. Në lidhje me këtë shkelje të ligjit, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante…

Lajme
Në media e rrjete sociale janë publikuar disa video, ku disa qytetarë kanë dal në dritare të veturave, derisa ato ishin në lëvizje.
Në lidhje me këtë shkelje të ligjit, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë, shkruan lajmi.net.
“Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe masa aktive ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: