“U prehsh në paqe, hero i UÇK-së” – shkruan në kurorën e Hashim Thaçit në varrin e Sahit Jasharit

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një fotografi të kurorës së vendosur në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jasharit. Në kurorën e luleve është lënë edhe një mesazh në emër të Thaçit, ku shkruan: “Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën…

Lajme

12/06/2026 18:09

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një fotografi të kurorës së vendosur në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jasharit.

Në kurorën e luleve është lënë edhe një mesazh në emër të Thaçit, ku shkruan:

“Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”.