U plagos nga policia pasi ua drejtoi armën, ky është arsenali i armëve që iu gjet të dyshuarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë planifikuar bastisjen e një lokacioni në Prishtinë, pasi që dje është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga një i dyshuar.

Lajme

08/05/2022 11:52

Pas mbledhjes së informacionit, zyrtarët policor sot kanë shkuar në lokacionin e dyshuar ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar, i cili ua ka drejtuar armën zyrtarëve policor në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Për të evituar rrezikun për jetën e tij dhe kolegëve, një zyrtar policor është detyruar të përdorë armën ndaj të dyshuarit, i cili pastaj është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur një arsenal armësh e municion.

Më poshtë komunikata e plotë e policisë dhe fotot e armëve dhe municioneve që janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit:

Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Prishtinë, 08 maj 2022
Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.
Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).
Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.
Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.
Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.
Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente.