U plagos në luftë, u trajtua nga babai i tij bashkëluftëtar: Rrëfimi i jashtëzakonshëm i ish-ushtarit të UÇK-së

Lajmi.net ka publikuar sonte rrëfimin e dytë në kuadër të ciklit të video-rrëfimeve “Plaga për Lirinë”.

Lajme

29/03/2022 20:37

Në rrëfimin e radhës, personazh ka qenë ish-pjesëtari i UÇK-së, i plagosur në luftë, Fanol Shala, shkruan lajmi.net.

Shala i është bashkuar UÇK-së në moshën 17-vjeçare.

Para se ai t’i bashkohej luftës, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe babai i tij, dhe kjo ishte pika e kthesës për Fanol Shalën.

“Si shkak i asaj çfarë kam pa edhe përjetu në atë kohë si i ri, e kam ndërpre shkollimin e mesëm në vitin e dytë të shkollës, baba jem ka shku qysh ma herët, ju ka bashkangjit luftës”, ka thënë Shala në rrëfimin e tij për lajmi.net.

Tutje, ai ka rrëfyer edhe momentin e plagosjes, në të cilin prezent ishte edhe babai i tij.

Momenti i plagosjes time ka qenë momenti ma i ranë i mundshëm. Forcat serbe kanë arrit me i mbledhë të gjithë popullatën që ka qenë në atë zonë, me i marrë me vete, dhe me ardhë me na sulmu neve. U kanë e prene që mos me gjujt se përndryshe popullata i kishin afërsisht 5 mijë njerëz, popullatë të rrethume që i kanë majt, dhe pastaj na u kanë drejtu neve. Edhe na jemi kanë në gjendje që me e marrë plumbin, por me sulmu nuk ka ba. Kam dalë dhe i kam pa që ata veç janë fut, edhe i kam thanë edhe babës tem edhe do tjerë që i kem pasë me vete, që të largohem prej kësaj pjese se ishum në një pjesë shumë të keqe që ata kishin me kalu anej”, ka rrëfyer Shala.

“Vëllaun tem e kam pas përpara, vëllaun që e kam ma të ri.  Atë, për një moment na i kanë këput me degë përmi qa i kem pasë edhe gjanat tjera, na kena nejt ashtu ratë.  Kur kanë gjujt për të dytën herë, na jemi detyru prapë me ra përtokë. Edhe në atë moment mu ka dok që vëllau jem, pak e ka ngritë krytë edhe po i sheh ata tu gjujt, se i kishim shumë afër, diku 15-20 metra. Edhe une për një moment më ka shku dora që me i thanë ule krytë, mos e ço krytë se jemi në një pozicion shumë të keq. Në momentin që e kam çu dorën me ja qitë atij, mu më ka kap plumbi, edhe ma ka gju dorën e ma ka qitë përtokë”, rrëfen tutje Shala.

Ai tutje ka treguar se si ndihmën e parë pas plagosjes ia ka dhënë babai i tij.

“Jam kthy e i kam thanë babës tem që më murr plumbi.  Ai për me ma largu pak mu ata, me qetësi më ka thanë se “ec se jo jo, veç vazhdo ec”.  Për një moment më ka ndalë në një vend babi, i ka pas do fasha i mbajke në xhepin e pantollave të ushtrisë. Edhe i ka nxjerrë ato veç ma ka nalë gjakun. Ata, paramilitarët serbë na kanë kalu diku 5 metra largësi prej neve”, ka treguar Shala.

“Kena nejt aty, këta më kanë rrethu mu tre veta me automatik në dorë, edhe kemi nejtë poshtë shkurreve.  Çizmet e tyne i kena pa tu kalu pranë neve. Dej në pikën të skajshme për shkak të popullatës me e ru edhe mos me na u dëmtu popullata”, ka thënë në fund Shala. /Lajmi.net/