U plagos me armë zjarri në rrethana të panjohura, vdes në QKUK 82-vjeçari nga Malishevë
Policia e Kosovës është duke hetuar një vdekje e cila ka ndodhur të enjten në Malishevë.

Lajme
Të hënën rreth orës 17:35 një 82-vjeçar nga Malisheva ka marrë plagë të rënda trupore pasi që ishte plagosur me armë zjarri në rrethana të panjohura, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, 82-vjeçari kishte ndërruar jetë në QKUK pasi që nuk kishte mundur t’i rezistonte plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë vdekje. /Lajmi.net/