U pezullua nga detyra, raportohet se Belinda Balluku është qe tri orë në takim me Edi Ramën
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri, prej orës 12:40. Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e…
Lajme
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri, prej orës 12:40.
Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që iu është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.
Veç masave ndaj Ballukut, burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH./TCh/