U përfol për klipin e veçantë, ky detaj i ka kushtuar shumë Xhensilës

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj para pak ditëve lansoi këngën e re "Sekreti im".

ShowBiz

05/03/2019 19:19

Në këtë projekt, Xhensila ka bashkëpunuar me njërin prej kompozitorëve më të mirë shqiptarë, Pirro Çakon, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku por nuk munguan as komentet rreth videoklipit të veçantë të realizuar në Itali.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin edhe një palë taka të markës “Yves Saint Laurent” të cilat i kanë kushtuar artistes hiç më pak se 1200 dollarë.

Për më shumë, shikojeni klipin. /Lajmi.net/

YouTube player