U pastruan 86 deponi të mbeturinave
Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, ka arritur t’i mobilizojë 42640 vullnetarë në të gjithë Kosovën në aksionin për heqjen e mbeturinave, duke arritur kështu që të pastrohen tetëdhjetë e gjatë deponi të mbeturinave.

Lajme
Shumë qytetarë në gjithë Kosovën iu kanë bashkangjitur aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, duke arritur kështu që të largohen shumë tonelata me mbeturina nga më të ndryshmet. Luan Hasanaj, koordinator i “Let’s do it Kosova”, në një konferencë për media e ka cilësuar si të suksesshme mbajtjen e kësaj fushate.
Ai thotë se nuk i ka arritur objektivat e qind për qind për të vetmin fakt se qytetaret i kanë trajtuar si kompani pastrimi.
Sipas tij, aksioni do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme dhe deri në fund të javës që vjen do të kenë një raport për të gjitha deponitë që janë pastruar.
Lorik Mucaj nga Green Art Center Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë arritur që t’i kenë 6800 vullnetarë i kanë pasur në terren.
Ndërsa Zekirja Shabani- kryetar i asociacionit të gazetareve të Kosovës, e ka përshëndetur dhe përkrahur një aksion të tillë.
Ndryshe, sipas organizatorëve fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka kushtuar 12 mijë euro.