U paraqit në vetëm gjashtë ndeshje, Milanin merr vendimin për Pellegrin

Milani do të nënshkruajë me Pietro Pellegrin me një marrëveshje të përhershme nga Monaco, duke e huazuar sulmuesin e tyre në Torino deri në fund të sezonit.

Sport

19/01/2022 12:10

20-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në një marrëveshje fillestare huazimi në verë, por ka qenë duke luftuar me lëndimet duke menaxhuar vetëm gjashtë paraqitje në Serie A këtë sezon.

Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e vetme që nisi këtë sezon, kundër Salernitana-s, më 4 dhjetor dhe ende nuk është kthyer në lojë.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Milani ka arritur një marrëveshje për ta nënshkruar atë në mënyrë të përhershme nga Monaco për 4 milionë euro.

Kuqezinjtë kishin një opsion për të blerë për 6 milionë euro, por arritën të merrnin një zbritje dhe të nënshkruanin me ish-yllin e Genoas për një tarifë më të ulët.

Lojtari do t’i bashkohet Milanit në mënyrë të përhershme përpara se të transferohet në Torino në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kapiteni i Granata-s, Andrea Belotti, ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon dhe pritet të largohet si lojtar i lirë në verë. Milani është ndër klubet që monitorojnë italianin. /Lajmi.net/