U nervozua për gjobën e parkingut të parregullt, i dyshuari godet policin me veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë. Arrestimi i tij u bë pasi që i njëjti ishte revoltuar për shqiptimin e një tikete për parkim të parregullt të veturës, duke drejtuar veturën në drejtim të zyrtarit policor, të njëjtin e ka goditur me veturë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës-…

Lajme

18/11/2025 12:00

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë.

Arrestimi i tij u bë pasi që i njëjti ishte revoltuar për shqiptimin e një tikete për parkim të parregullt të veturës, duke drejtuar veturën në drejtim të zyrtarit policor, të njëjtin e ka goditur me veturë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime.

Viktimës- zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/