U nda nga nusja se nuk i doli e virgjër, gjykata e dënon për shpifje

Hysni Ymeri nga komuna e Kamenicës i cili jeton dhe punon në Zvicër, ishte martuar me një vajzë në Kosovë, por më pas ishte ndarë nga ajo, me arsyetimin se nusja nuk i ka dalë e virgjër. Kjo e fundit e ka paditur ish burrin për shpifje, ku gjykata e dënoi atë me 5 mijë euro gjobë. Por ai që e pësoi ishte babai i Hysniut. 

Lajme

18/05/2014 22:30

Pas paditjes për shpifje, dhe analizave mjeko-ligjore, Gjykata Themelore në Gjilan kishte vendosur ta shpallte fajtor Hysniun. 

Vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, e kishte ekzekutuar Gjykata e Kamenicës, duke ndëshkuar në këtë rast babain e Hysniut, Ademin, pasi policia një ditë atij i konfiskon veturën, shkaku i mosshlyerjes së borgjit nga ana e djalit të tij. 

Ademi për këtë rast i ka thënë emisionit Drejtësia në Kosovë në RTK se, vendimi i gjykatës është i padrejtë, pasi ai dhe djali i tij, janë të ndarë, dhe nuk ka kurrëfar përgjegjësie juridike për veprimet e të birit.

 Ky vendim i gjykatës, po konsiderohet si i padrejtë edhe nga ekspertë juridik, të cilët thonë se, gjykata e ka dënuar Hysniun e jo babain e tij Ademin. 

Gjykata e Kamenicës, e cila e ka ekzekutuar vendimin e konfiskimit të veturës së babait të të dënuarit, thotë se ata nuk kanë asnjë dëshmi se, Ademi dhe Hysniu, babë e birë, janë të ndarë.