U mundua të vjedh naftë, prangoset një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit është raportuar se një person është duke kryer vjedhje të naftës nga disa mjete pune. Në njoftimin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra naftë të cilat ishin vjedhur. Po ashtu i dyshuari…

Lajme

17/04/2025 09:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit është raportuar se një person është duke kryer vjedhje të naftës nga disa mjete pune.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra naftë të cilat ishin vjedhur.

Po ashtu i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë / 16.04.2025 – 03:14. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer një vjedhje të naftës nga disa mjete pune. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra naftë të cilat ishin vjedhur. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/