U lëndua derisa bënte nxehjet – Thiago s’ndalet duke qarë

Ylli i Liverpoolit, Thiago Alcantara ka marrë lëndimin e radhës te skuadra e madhe angleze.

Sport

27/02/2022 17:36

Spanjolli ishte paraparë të ishte titullar në përballjen ndaj Chelseas në kuadër të finales së “EFL Cup”, por derisa bënte nxehje, mori një lëndim muskulor, transmeton lajmi.net.

E shkaku i këtij lëndimi, Klopp u detyrua të bënte një zëvendësim të domosdoshëm, duke larguar Thiagon dhe zëvendësuar me Naby Keitan.

Ishte “Football Dialy”, që ka publikuar videon e mesfushorit që nuk ndalet duke qarë shkaku i lëndimit të fundit që mori.

Ndërkohë, pranë ishte portieri Alisson që mundohej ta ngushëllonte./Lajmi.net/