U larguan nga familja mbretërore, Meghan nënshkruan kontratë me “Disney”

Meghan Markle ka nënshkruar kontratë me "Disney".

ShowBiz

11/01/2020 18:40

Meghan Markle ka nënshkruar marrëveshje me “Disney” në këmbim të dhurimit të fitimeve për bamirësi, për kafshët e egra, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Dukesha e Sussexit do të bëhet zëri i dhurimit për “Elefantët pa kufij”, organizatë që ndihmon për të gjurmuar dhe mbrojtur kafshët nga gjuetia.

Lajmet për këtë marrëveshje lënë të hapur mundësinë e kthimit të ish-aktores së “Siuts” në Hollywood, në mënyrë që të fitojë pavarësinë financiare.

Ekspertët thanë se duke u bërë ambasadorë të markave për gjigantët globalë siç është “Apple” mund të shihnim Prinin Harry dhe Meghan të fitonin dhjetëra miliona në vit.

Një shumë prej nëntë shifrash çdo vit – 100 milionë dollarë – do të shtonte deri në 1 miliard dollarë (760 £) gjatë një dekade.

Eksperti i markave në Mbretërinë e Bashkuar, Claire Shiels tha se vlera e çiftit mund të sfidojë shpejt Beckhamët, me vlerë 700 milionë funta.

Sipas Times, anëtarët e moshuar të familjes mbretërore akuzuan Harryn dhe Meghan se tashmë kishin nënshkruar një marrëveshje me “firma përfshirë Disney” në kohën e bisedimeve të tensionuara para Krishtlindjes.

Çifti, të mërkurën njoftuan largimin e tyre nga familja mbretërore.

Duka, 35 vjeç dhe Dukesha, 38 vjeç, thanë në fjalimin e tyre të befasishëm të 8 janarit se po largohen në mënyrë që të bëhen të pavarur financiarisht.

Thuhet se mbretëresha ishte e zhgënjyer pas njoftimit të Harryt dhe Mehghan, pasi siç raportoi BBC, asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte konsultuar para se të jepej njoftimi. /Lajmi.net/