U largua nga Reali, Theo: Erdha te Milani për ta fituar Ligën e Kampionëve

Theo Hernandez shpreson t'i japë fund pritjes 12-vjeçare të Milanit për lavdinë evropiane për ta shtuar medaljen e dytë të artë në koleksionin e tij pas lëvizjes së tij në 'San Siro'.

Sport

07/07/2019 16:26

Pasi Real Madridi nënshkroi me mbrojtësit Eder Militao dhe Ferland Mendy, 21-vjeçari zgjodhi të kalojë te Milani për 20 milionë euro, duke i dhënë fund kohës së tij dy-vjeçare me ‘Los Blancos’.

Hernandez i kushtoi ekipit të Zinedine Zidane 30 milionë euro kur arriti nga Atletico Madrid në korrik 2017, por ai bëri vetëm 13 paraqitje në La Liga, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu luajti tre herë për Real Madridin në Ligën e Kampioneve, duke ndihmuar klubin që të fitonte garën në edicionin 2017/18, dhe i tha faqen zyrtare të Milanit se shpreson për më shumë sukses në Evropë me ‘Rossonerët’.

“Unë jam shumë i ngazëllyer dhe i lumtur që po bashkohem me Milanin”, tha ai. “Unë shpresoj se mund të bëj histori me këtë klub”.

“Unë do të jap më të mirën për këtë klub. AC Milan është një klub i mrekullueshëm – prandaj kam ardhur këtu, për të arritur gjëra të mëdha dhe për të fituar Ligën e Kampionëve me Rossonerët”.

“Unë jam i kënaqur që jam këtu. Forza Milan!”, deklaroi mbrojtësi i majtë. /Lajmi.net/