U kry, Leicester City kampion (FOTO)

Skuadra angleze e Leicester Cityt duhet të shpallet kampione në fund të këtij sezoni, nëse do të përsëritej historia e njejtë si në 11 vitet kaluara.

Sport

02/02/2016 20:50

Leicesteri kryeson në tabelën e Premierligës pas 23 xhirosh me 47 pikë.

Në 11 vitet e fundit, skuadra e cila ka qenë e para në tabelë në fillim të muajit Shkurt, është shpallur kampione në fund, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.

Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri ka qëndruar për 43 ditë në krye të renditjes tabelare.

Mbetet të shihet nëse befasia e këtij sezoni në Premierligë, do ta ngrisë trofeun në fund.