“U konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente”: Përfundon bastisja në bankën paralele serbe në Leposaviq

Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në këtë objekt paralel serb u konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente të ndryshme. Aksioni u zhvillua nën dyshimin se aty shpërlaheshin para.

Lajme

12/09/2024 19:12

Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në këtë objekt paralel serb u konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente të ndryshme.

Aksioni u zhvillua nën dyshimin se aty shpërlaheshin para.