U intervistua nga Prokuroria Speciale, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit mban sot konferencë për media

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi do të mbaj sot konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, salla në katin e III-të. Kjo konferencë ka ardhur pasi i njëjti është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në…

Lajme

19/11/2025 15:37

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi do të mbaj sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, salla në katin e III-të.

Kjo konferencë ka ardhur pasi i njëjti është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet mbi masakrën e Reçakut