“U informuam për një rrahje në lokale”- “Arrestohen dy persona”- Çka thuhet në raportin për incidentin në Skenderaj
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me incidentin e ndodhur dje në Skenderaj, ku të përfshirë ishin zv/ministri Hysni Mehani dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se janë njoftuar për një rrahje në një lokal, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime…
Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me incidentin e ndodhur dje në Skenderaj, ku të përfshirë ishin zv/ministri Hysni Mehani dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se janë njoftuar për një rrahje në një lokal, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka thënë se ka arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 14.05.2026 – 12:15. Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Mehani ka thënë se është sulmuar nga Lushtaku, derisa kyy i fundit e ka mohuar këtë./Lajmi.net/