U “gozhdua” me komente nga militantët, reagon Duda Balje: Vetëm po më pastroni nga mëkatet

Duda Balje ka marrë afro 400 komente, shumica nga to negative pas reagimit të saj për shkarkimin e zëvëndësministrit të partisë së saj nga Qeveria në detyrë. aJOka thënë se këto komente vetëm e kanë pastruar nga mëkatet. “Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit —…

Lajme

29/10/2025 10:48

Duda Balje ka marrë afro 400 komente, shumica nga to negative pas reagimit të saj për shkarkimin e zëvëndësministrit të partisë së saj nga Qeveria në detyrë.

aJOka thënë se këto komente vetëm e kanë pastruar nga mëkatet.

“Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush.
Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet.
Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time.
Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet.
Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja” shkruan Balje në reagim.