“U godit sapo hyri në shtëpi” – Nikçi jep detaje për vrasjen e Arlinda Zekajt: Insistoi mbrëmë që të kthehej në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një zinxhir zyrtarësh e kishin neglizhuar rastin e saj. Duke folur për mbrëmjen tragjike, ai ka thënë se pas intervsitimit në cilësinë e viktimës…

Lajme

26/10/2026 14:11

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj.

Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një zinxhir zyrtarësh e kishin neglizhuar rastin e saj.

Duke folur për mbrëmjen tragjike, ai ka thënë se pas intervsitimit në cilësinë e viktimës si pasojë e dhunës në familje i është kërkuar që mos të kthehet në shtëpi.

Nikçi ka thënë se tashmë e ndjera kishte insistuar që kthehet në shtëpi dhe në momentin që ka hyrë është goditur nga kunati.

“Policia e Kosovës, jo vetëm mbrëmë por dhe në të kaluarën ka qenë e angazhuar që në një perimetër të caktuar dhe njëkohsisht gjatë periudhave të ndryshme kohore të kontaktoj viktimin dhe ta pyes për situatën e sigurisë. Mbrëmë, fatkeqësisht sapo ka hyrë viktima në ambientin e shtëpisë ka ndodhur edhe vrasja, ku sipasojë e sulmit nga një mjet i fortë ka ndërruar jetë, që këtë rast e ka shkaktuar ish-kunati i saj”, sqaroi ai.

Nikçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se parashtresa ishte pranuar nga kryeprokurorja. Në paragrafin e parë, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, për të cilat, sipas tij, janë iniciuar hetime.

Duke folur për pjesën tjetër të parashtresës, ai ka thënë se viktimës i ishte njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës.

Sipas Nikçit, vendimi gjyqësor përfshinte edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej brenda distancës prej 2 metrash.

Ai ka deklaruar se vendimi ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, ndërsa disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktimës i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi mund t’i rrezikohej siguria.