U godit me veturë në Ferizaj, një grua 40 vjeçare humb jetën në QKUK
Një grua ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një këmbësore. Ai ka thënë se viktima është dërguar në QKUK…
Lajme
Një grua ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një këmbësore.
Ai ka thënë se viktima është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit i moshës 18 vjeçare pas aksidentit është larguar në drejtim të panjohur por më pas është dorëzuar në Polici dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë
“Më datën 07.08.2024 rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda trupore, e përfshirë një veturë Opel me targa vendore dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës nuk ështe ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër e moshës rreth 40 vjeçare, e cila fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Në ora 19:15 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Ndërsa në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli për lajmi.net.