​U ftua të flas për gratë në politikë, por Osmani nuk komenton pse i ndau rrugët me Gërvallën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentoj arsyet se pse i ndauë rrugët me bashkëthemeluesen e partisë “Guxo”, Donika Gërvallën. Teksa mori pjesë në konferencën “Gratë shqiptare në politikë“, Osmani tha se për pyetje si kjo flet vetëm në intervista. “Kur të organizojmë intervistë mundemi me diskutua çështje të tilla, nëse keni…

Lajme

29/05/2026 12:36

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentoj arsyet se pse i ndauë rrugët me bashkëthemeluesen e partisë “Guxo”, Donika Gërvallën.

Teksa mori pjesë në konferencën “Gratë shqiptare në politikë“, Osmani tha se për pyetje si kjo flet vetëm në intervista.

“Kur të organizojmë intervistë mundemi me diskutua çështje të tilla, nëse keni për të drejtat e grave ndonjë pyetje mund të flasim”, theksoi ajo.

Osmani, bashkë me Donika Gërvallën e Faton Pecin e patën themeluar partinë “Guxo”, me të cilën lidhën koalicion me lëvizjen “Vetëvendosje!”, falë të cilës ajo edhe u bë presidente e vendit dhe hoqi dorë nga drejtimi i subjektit politik.. Por, pas prishjes së raporteve mes saj dhe liderit të “Vetëvendosje!”, Albin Kurtit, Osmanit ia kthyen shpinën edhe Gërvalla e Peci.