“U djersita, gati më ra të fikët”, ish-anëtari i VV-së tregon si ia shkroi fjalimin Dejona Mihali

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka deklaruar për rolin e Dejona Mihalit në hartimin e fjalimeve publike brenda partisë. “Dejona Mihali është shefja ekzekutive e të gjitha fjalimeve publike”. Më dhanë një letër në dorë para 200 personave në sallë dhe mbeta në dilemë ta lexoj apo jo”. Kur fillova të lexoja, e ndjeva që…

Lajme

31/01/2025 15:14

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka deklaruar për rolin e Dejona Mihalit në hartimin e fjalimeve publike brenda partisë.

“Dejona Mihali është shefja ekzekutive e të gjitha fjalimeve publike”.

Më dhanë një letër në dorë para 200 personave në sallë dhe mbeta në dilemë ta lexoj apo jo”.

Kur fillova të lexoja, e ndjeva që nuk isha unë, fliste Albini ose Dejona, jo unë”.

U djersita, më vinte turp dhe isha në gjendje kritike, gati për të pësuar ndonjë sulm.

Vazhdoja me vështirësi, derisa pothuajse më ra të fikët”, tha  ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë: