U dhanë mbi 55 milionë euro, por një muaj pas bie Njësia B2 – KEK-u s’konfirmon nëse po blen rrymë
Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë. Sipas informacioneve jo-zyrtare, prodhimi në këtë bllok është ndalur për shkak të rrjedhjeve në gypa të vjetër. Të martën, TV Dukagjini kërkoi informacione zyrtare nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me ndaljen e B2-shit, por nuk mori përgjigje. Sidoqoftë, burime i treguan…
Lajme
Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë.
Sipas informacioneve jo-zyrtare, prodhimi në këtë bllok është ndalur për shkak të rrjedhjeve në gypa të vjetër.
Të martën, TV Dukagjini kërkoi informacione zyrtare nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me ndaljen e B2-shit, por nuk mori përgjigje.
Sidoqoftë, burime i treguan televizionit se ka përpjekje që kjo njësi të kthehet në prodhim ditët në vijim.
Më 28 shtator, KEK-u njoftoi për kthimin në prodhim të kësaj njësie pas përfundimit të rehabilitimit madhor dhe modernizimin të turbinës së saj, në kuadër të projektit në vlerë 56 milionë euro me “General Electric”.
Për shkak të investimeve në turbina, njësia B2 kishte qëndruar jashtë funksionit që nga pranvera.
Sidoqoftë, burime i thanë televizionit se kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që është ndalur prodhimi në këtë njësi.
Në rastet kur mungon prodhimi vendor, Kosova detyrohet të importojë energji elektrike.