U dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, Smajl Latifi shpreh ngushëllime për 22 vjeçaren që vdiq dje në Ratkoc

Një vajzë nga fshati Ratkoc i Rahovecit, është dërguar pa shenja jete dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan lajmi.net. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Fsh. Ratkoc, Rahovec  10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se…

Lajme

11/12/2025 12:27

Një vajzë nga fshati Ratkoc i Rahovecit, është dërguar pa shenja jete dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan lajmi.net.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Ratkoc, Rahovec  10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se e kanë marrë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të 22 vjeçares nga Ratkoci, Leonita Xhafer Hoti.

“Leonita ishte në përfundim të studimeve në Kolegjin AAB, duke ndërtuar rrugën e saj drejt së ardhmes. Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Leonitën. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Leonitën!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: