U dëmtua nga shiu i madh, kthehet në funksion pas dy ditëve ura në Smallushë të Lipjanit
Për shkak të vërshimeve e reshjeve të shumta të shiut, është dëmtuar edhe ura në fshatin Smallushë të Lipjanit. Vetëm dy ditë pas këtij dëmtimi, Komuna e Lipjanit ka njoftuar se kjo urë është rikthyer në funksion. “Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me sektorin privat, ura është rregulluar dhe rikthyer në funksion brenda dy…
Lajme
Për shkak të vërshimeve e reshjeve të shumta të shiut, është dëmtuar edhe ura në fshatin Smallushë të Lipjanit.
Vetëm dy ditë pas këtij dëmtimi, Komuna e Lipjanit ka njoftuar se kjo urë është rikthyer në funksion.
“Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me sektorin privat, ura është rregulluar dhe rikthyer në funksion brenda dy ditësh, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit për banorët. Punimet janë realizuar pa kosto për Komunën, nga Kompania Dino, e cila ka ofruar ndihmën e saj në mënyrë vullnetare”, ka njoftuar Komuna e Lipjanit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: