U bën viral, tifozët publikojnë pamjet nga pema duke shikuar ndeshjen Getafe – Barcelona

Skuadra e Barcelonës barazoi pa gola 0 me 0 ndaj Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga. Gola nuk pati, por vëmendje të madhe morën disa tifozë që u kapen nga kamerat jashtë stadiumit, shkruan Lajmi.net Tre tifozë nuk paguan biletë për ta shikuar ndeshjen, por u ngjiten në një…

Sport

17/04/2023 08:39

Skuadra e Barcelonës barazoi pa gola 0 me 0 ndaj Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Gola nuk pati, por vëmendje të madhe morën disa tifozë që u kapen nga kamerat jashtë stadiumit, shkruan Lajmi.net

Tre tifozë nuk paguan biletë për ta shikuar ndeshjen, por u ngjiten në një pemë dhe duket se pamja paska qenë sikur një biletë ‘VIP’.

Në rrjetet sociale, tifozët në fjalë kanë publikuar pamjet nga pema drejt fushës, ku vërtetë shihet mjaftë mirë, ndoshta më mirë sesa një biletë mysafire në “Camp Nou”.

Skuadra e Barcelonës pas barazimit në javën e 29-të, shkon në kuotën e 73 pikëve, 11 më shumë se pozita e dytë, Real Madrid (62)./Lajmi.net/