U bë reperi më i komentuar por Fero mori tre milionë…
Për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të bëhet reperi më i përfolur.
ShowBiz
Fjala është për Feron i cili muajt e fundit është bërë shumë aktiv në muzikë, duke lansuar projekte të njëpasnjëshme, e që po kanë shumë sukses, shkruan lajmi.net
Një nga këngët e tij më të komentuara është ajo ‘A pe din qysh’.
Duke u nisur nga titulli, fshirja e saj nga Youtube e më pas rikthimi, ky projekt vërtetë u bë temë diskutimi.
Kjo gjë duket se ia ka rritur edhe më shumë suksesin, pasi projekti ka arritur mbi tre milionë klikime.
Për këtë arritje, Fero është shumë falënderues./Lajmi.net/

