Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave të kardinalëve. Kjo nuk ka ndodhur sonte, pasi tym i zi ka dalë nga Vatikani, shenj kjo që tregon se nuk ka pas rezultat pozitiv në votimin e parë. Sonte është zhvilluar një rund votimi, ndërsa nesër mund të zhvillohen deri…

Bota

07/05/2025 21:15

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave të kardinalëve.

Kjo nuk ka ndodhur sonte, pasi tym i zi ka dalë nga Vatikani, shenj kjo që tregon se nuk ka pas rezultat pozitiv në votimin e parë.

Sonte është zhvilluar një rund votimi, ndërsa nesër mund të zhvillohen deri në katër runde në ditë.

Zgjedhja mund të zgjasë dy deri në tre ditë, duke varur nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Konklava ka gjithmonë një tërheqje të madhe për publikun, për shkak të misterit dhe simbolikës që e rrethojnë.