Twitter është gati të zbulojë një shërbim për blerje
Twitter duket se është duke lëvizur drejt një metode të re biznesi, duke shtuar 'blerjet' në aplikacionin e tij.
Auto & Tek
Disa përdorues kohët e fundit raportuan se kanë parë një opsion të ri “payments and shipping” në aplikacionin e Twitter për Android.
Megjithatë, opsioni ende nuk është funksional, përderisa përdoruesit të cilët e kishin vërejtur atë thanë që aktualisht ai opsion nuk shërben asgjë.
“Payments and shipping” do të mund të ishte një karakteristikë që Twitter është duke provuar ta shtojë, pasi që rrjetet sociale zakonisht i testojnë karakteristikat e reja përpara se t’i lansojnë për përdorim.
Twitter nuk përmendi ndonjë gjë për këtë.