Twitter blenë firmat SecondSync dhe Mesagraph

Twitter është duke u përpjekur për të forcuar lidhjen e saj me platoforma televizive, pasi bleu dy firma evropiane të televizioneve sociale, firmën franceze Mesagraph dhe SecondSync me bazë në Londër. Detaje tjera nuk janë konfirmuar, por të dy kompanitë, të cilat ofrojnë analiza tek transmetuesit dhe reklamuesit se sa njerëz janë kyçur në programet…

Auto & Tek

01/04/2014 19:59

Twitter është duke u përpjekur për të forcuar lidhjen e saj me platoforma televizive, pasi bleu dy firma evropiane të televizioneve sociale, firmën franceze Mesagraph dhe SecondSync me bazë në Londër.

Detaje tjera nuk janë konfirmuar, por të dy kompanitë, të cilat ofrojnë analiza tek transmetuesit dhe reklamuesit se sa njerëz janë kyçur në programet e tyre televizive, tani janë pronë e Twitter.

Të dy firmat kanë lidhje me industrinë televizive, si dhe lidhje me kompani të tjera që punojnë në “Televizione Sociale” – ku njerëzit shikojnë TV dhe komentojnë në rrjetet sociale në të njëjtën kohë.

Blerja e SecondSync ka një përfitim shtesë për Twitter: në janar, kompania bëri një marrëveshje me Facebook për të siguruar të dhënat analitike për rrjetin social, por Twitter duket se e ka ndërprerë këtë marrëdhënie menjëherë.

Përveç blerjeve, Twitter ka edhe partneritet me firmën kërkimore të tregut ndërkombëtar Kantar.

Të dy kompanitë filluan të punojnë së bashku për të zhvilluar një suitë të mjeteve për industrinë televizive britanike në gusht 2013, dhe u zgjerua për të mbuluar tërë Spanjën në tetor.

Të dy blerjet dhe partneriteti me Kantar forcuan dominimin e Twitter për “ekranin e dytë”: shikuesit e TV që përdorin mediat sociale gjatë shkimit të programeve.

Mjetet e reja analitike gjithashtu përmirësojnë ofertën e firmës për reklamuesit, duke i lejuar ata të promovojnë një cicërimë në profilin e tyre kur janë duke shikuar një program të caktuar.