Turqia premton përkrahje për FSK-në

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Kjo e fundit vlerësoi progresin e FSK-së dhe u zotua se edhe në të ardhmen Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në, në integrimet ndërkombëtare dhe rajonale.

Lajme

09/09/2015 14:38

Demolli e njoftoi ambasadoren Kiliç me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ministri Demolli, me këtë rast, kërkoi nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kiliç për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive edhe në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç falënderoi ministrin Demolli për pritjen, duke shprehur edhe përkushtimin e vendit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ajo po ashtu vlerësoi progresin e FSK-së dhe u zotua se edhe në të ardhmen Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në, në integrimet ndërkombëtare dhe rajonale.