Turqia do të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e Akademisë së Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është takuar sot me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.
Lajme
Ministri Kuçi ka kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të rëndësishme mes dyja vendeve, si dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ministri Kuçi e ka njoftuar ambasadoren Ozan lidhur me hapat që ka ndërmarrë kjo ministri në koordinim me institucionet e tjera të drejtësisë për realizimin e reformave të reja legjislative në sistemin e drejtësisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit. Ndryshimet e planifikuara kanë për qëllim të reformojnë edhe sistemin e edukimit ligjor në Kosovë, fushë kjo në të cilën Qeveria turke vazhdimisht ka mbështetur institucionet e Kosovës përmes projekteve të ndryshme.
Ambasadorja Ozan ka thë se Qeveria turke është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në konsolidimin e infrastrukturës ligjore dhe fizike të gjyqësorit të Kosovës, konkretisht të ndihmojë në ndërtimin e objektit të Institutit Gjyqësor të Kosovës, respektivisht ‘Akademisë së Drejtësisë’, si një ndër projektet e planifikuara nga Qeveria e Kosovës.