Turqia do ta merr Komandën e KFOR-it në tetor 2025
Turqia do ta merr për herë të dytë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor 2025, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes turke në një postim në rrjetin social X. Ministria turke ka bërë të ditur kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë, pas 2023-2024, me mandat njëvjeçar.…

Lajme
Turqia do ta merr për herë të dytë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor 2025, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes turke në një postim në rrjetin social X.
Ministria turke ka bërë të ditur kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë, pas 2023-2024, me mandat njëvjeçar.
“Vendi ynë, i cili e kreu me sukses detyrën si komandant i Forcës së Paqes të Kosovës (KFOR) në periudhën tetor 2023-2024, do ta merr këtë detyrë për herë të dytë për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga tetori i vitit 2025.
Vendi ynë, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe vendimtar për sigurinë e NATO-s dhe rajonit euroatlantik, si në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, do ta kryejë detyrën që do të marrë komandën, siç ka bërë më parë, në përputhje me vendimet e NATO-s, me paanshmërinë dhe transparencën e plotë që kërkon përgjegjësia ndërkombëtare.
Përzgjedhja e personelit tonë për këtë rol kritik është një tregues i rëndësishëm i rolit efektiv të Turqisë në NATO dhe kontributit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e aleancës.
Si një aleat i fortë dhe i besueshëm i NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë e aleancës”, thuhet në X.
KFOR-i aktualisht udhëhiqet nga italiani Enrico Barduani qe nga tetori 2024 si komandanti i 29-të i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.