Turqia bllokon aksesin në Whatsapp dhe Twitter
Qeveria turke ka marrë një sërë masash lidhur më aksesin e qytetarëve turq në rrjete sociale. Vetëm paraditen e sotme ata kanë lajmëruar bllokimin e aksesit të qytetarëve në Whatsapp dhe Twitter. Vendimi ka ardhur fill pas arrestimit të 11 deputetëve pro-kurdë.

Bota
Deputetët u arrestuan në qytetin Diarbakir që ka një shumicë kurde. Në momentet e arrestimit ndodhi dhe një shpërthim në të cilin humbën jetën 10 persona.
Nuk dihet nëse vendimi për aksesin në rrjete sociale lidhet me ngjarjen e mësipërme dhe nëse ky do të jetë një vendim i përhershëm, por ajo çka dihet është fakti se është ndezur një debat mjaft i fortë në Turqi lidhur me këto bllokime. /Blitz.al/