Turqi, burg të përjetshëm për 15 puçistë të FETO-s
Gjykata në Stamboll ka shqiptuar të mërkurën burg të përjetshëm për 15 të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën për të pushtuar selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll
Bota
Gjykata në Stamboll ka shqiptuar të mërkurën burg të përjetshëm për 15 të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën për të pushtuar selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll, gjatë grusht shtetit të dështuar vitin e kaluar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e 23-të Penale shqiptoi dënimet për 15 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, për tentativën e pushtimit të selisë së partisë në pushtet më 15 korrik të vitit të kaluar, kur organizata në fjalë tentoi të shkelë rendin kushtetues dhe të përmbysë qeverinë legale.
Katër të akuzuarve u është shqiptuar burg i përjetshëm i dyfishtë ndërsa 11 të akuzuar janë dënuar me burg të përjetshëm.
Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu grusht shtetin e dështuar me qëllim të cenimit të rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.