“Turp”-“Populli po ju bojkoton”-“Ulne kokën e punoni”- Qytetarët s’i ndalin komentet tek postimi i fundit i Kurtit për fitoren e djeshme
Përgjatë gjithë fushatës, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi 60% të votave. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2025 Vetëvendosje pati marrë 51%, shtu këtu numrin e madh të mërgimtarëve të cilët zgjodhën që të votonin. Por këtë herë gjërat ndryshuan. Vetëvendosje ra në përqindje, saktësisht në 43% dhe kësisoj u kthye në rezultatin e ngjashëm që pati…
Lajme
Përgjatë gjithë fushatës, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi 60% të votave. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2025 Vetëvendosje pati marrë 51%, shtu këtu numrin e madh të mërgimtarëve të cilët zgjodhën që të votonin.
Por këtë herë gjërat ndryshuan.
Vetëvendosje ra në përqindje, saktësisht në 43% dhe kësisoj u kthye në rezultatin e ngjashëm që pati në shkurt të vitit të kaluar.
Por pikërisht në këtë kohë, numër i madh i qytetarëve kanë vërejtje të shumta për të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe partinë e tij.
Madje Kurtit iu tha se nuk do t’ia falnin nëse e zgjedhë për presidente, Vjosa Osmanin. Atij iu dha edhe një porosi se duhet ta ulin paksa kokën, e të zbuten në qëndrime e deklarime.
Në profilin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti numër i madh i qytetarëve kanë kërkuar.
Kurtit po ashtu iu përmendën zgjedhje e shpeshta e të cilat padyshim i kanë lodhur qytetarët./Lajmi.net/


