“Turp për Albinin“, Koci: Tashmë nuk ka dilemë, ai është fajtori kryesor për ngërçin politik

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka shkruar pas takimit që ka mbajtur kryeministri në detyrë Albin Kurti me liderët e partive tjera politike në vend. Koci ka thënë “turp për Albinin“, pasi sipas tij edhe pas takimit ka dalur pa reflektuar. Ai ka thënë se kjo nuk është më bindje politike por është lojë…

Lajme

28/06/2025 19:59

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka shkruar pas takimit që ka mbajtur kryeministri në detyrë Albin Kurti me liderët e partive tjera politike në vend.

Koci ka thënë “turp për Albinin“, pasi sipas tij edhe pas takimit ka dalur pa reflektuar.

Ai ka thënë se kjo nuk është më bindje politike por është lojë me Kosovën, popullin dhe me durimin.

“Tashmë nuk ka dilemë: ai është fajtori kryesor për ngërçin politik. Një Kosovë e tërë – po don me ia pa sherrin“, ka shtuar Koci. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: