Turistit nga Turqia i vidhet çanta me 250 euro dhe telefon në Prizren

Një shtetas i Turqisë ka raportuar në Polici se është viktimë e vjedhjes në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 22:00, kur ankuesi, derisa ishte duke qëndruar në një park, dyshohet se është vjedhur nga një person i panjohur. Në çantën e tij, sipas…

Lajme

21/10/2026 10:07

Një shtetas i Turqisë ka raportuar në Polici se është viktimë e vjedhjes në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 22:00, kur ankuesi, derisa ishte duke qëndruar në një park, dyshohet se është vjedhur nga një person i panjohur.

Në çantën e tij, sipas raportimit, kishte rreth 250 euro para të gatshme dhe një telefon celular.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rastit.