Tuchel zbulon datën e rikthimit të Kovacic
Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori Mateo Kovacic nuk është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.
Sport
Sipas Tuchel, kroati do të vazhdojë të mbetet anash fushave pasi ka pësuar një dëmtim në muskuj, transmeton lajmi.net.
Mesfushori i Chelsea nuk ka qenë i gatshëm në tri ndeshjet e kaluara dhe tani Tuchel ka zbuluar se ai nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen ndaj West Ham United.
Kjo ndeshje mund të vendosë shumë gjëra mbi të ardhmen e dy klubeve në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Kur u pyet për një datë të mundshme kthimi, gjermani shtoi se 26-vjeçari mund të rikthehet kundër Fulham fundjavën e ardhshme./Lajmi.net/