Tuchel: Nxehtësia ekstreme do të jetë sfidë për lojtarët në Botërorin 2026

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe lagështia do të jenë ndër sfidat më të mëdha për futbollistët gjatë Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.   Tuchel pritet të udhëtojë këtë muaj drejt Amerikës për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës…

Sport

03/06/2025 18:40

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe lagështia do të jenë ndër sfidat më të mëdha për futbollistët gjatë Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

 

Tuchel pritet të udhëtojë këtë muaj drejt Amerikës për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, ku do të vëzhgojë se si lojtarët përballen me kushtet klimatike sfiduese, veçanërisht në ndeshjet që zhvillohen në orët e nxehta të ditës, si në Miami në orën 15:00.

“Është e rëndësishme të shohim ndeshje tani në Amerikë. Duhet të kuptojmë si t’i freskojmë lojtarët dhe cilat janë opsionet tona”, ka thënë Tuchel, teksa përgatit Anglinë për ndeshjen kualifikuese ndaj Andorrës në Barcelonë.

Anglia është lidere e Grupit K në kualifikime, ku shihet si një prej pretendenteve për trofe.

Por trajneri gjerman ka theksuar se kushtet klimatike do të jenë të ashpra. “Turneu do të zhvillohet pas përfundimit të sezonit, kështu që kushtet do të jenë të ngjashme me përgatitjet parasezonale. Kam bërë stërvitje verore në Orlando dhe do të habitem nëse nuk vuajmë”, ka shtuar ai.