Tuchel mbetet i pamposhtur me Chelsean, mirëpo ndan pikët me Leeds

Edhe pse Leeds dominoi ndeshjen sikurse në posedim dhe krijim të rasteve, në fund takimi ndaj Chelseas u mbyll me rezultat 0-0.

Sport

13/03/2021 15:22

Blutë u mbrojtën mirë në këtë ndeshje dhe u vlerësua më së shumti një pritje nga Edouardo Mendy në minutën e 55-të kur Raphinha goditi drejt portës, shkruan lajmi.net.

Rastin më të mirë në ndeshje për Chelsean e pati Kai Havertz në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo goditja e tij u reflektua nga portieri Meslier.

Me këtë rezultat, Chelsea mund të humbasë pozitën e katërt, nëse Everton dhe West Ham fitojnë ndeshjet e tyre.

Leeds në anën tjetër mbetet në vendin e 11-të me 36 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/